Buqetë poetike nga Ismail Syla: Kalendari hermetik

Buqetë poetike nga Ismail Syla: Kalendari hermetik

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Ismail Syla AKULLIM (21 dhjetor – 20 janar – muaji i bardhësisë së ashpër, ku koha ndizet si qiri i vogël në një katedrale akulli.) Qielli fle i ngrirë mbi supet e botës,yjet janë thërrime kripe në errësirën e bardhë. Era fishkëllen si violinë prej akulli,e çdo frymë kthehet në lule bore mbi buzë. Trupi mbështillet me heshtje,zemra rreh si zog i vogël në kthetra të ftohtit. THYERIM (21 janar, 20 shkurt – muaji i hijeve të prera,kur nga çarja e botës del kënga e re.) Mbi tokë shtrihet një pasqyrë e krisur,ku qielli sheh fytyrën e vet të copëtuar. Retë janë copa xhami që bien,dhe dielli ngjitet me gjak në dritare të thyera. Në...