Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dasmorët bllokuan qarkullimin në Unazë të Madhe, procedohen dy persona, policia paralajmëron sekuestrimin e makinave
Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore. Blutë njoftojnë se u identifikuan 3 shtetasit me iniciale E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Ndërkohë, po vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se po punohet për sekuestrimin e automjeteve, të cilat nga verifikimet e deritanishme rezultojnë të marra me qira. Njoftimi i policisë Penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara...