Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

Shqipëria humbi sot një nga figurat më të shquara të artit të saj. Regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmin e trishtë e bëri të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi:“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”.Ndërsa dhimbja për humbjen e një prej ikonave të kinemasë shqiptare përshkoi botën e artit, nuk munguan reagimet edhe nga politika. Kryeministri Edi Rama e quajti Anagnostin “babai i kinemasë shqiptare”, autor i skenareve që shënuan rrugëtimin e shtatëmbëdhjetë kinematografisë kombëtare. Presidenti Bajram Begaj u shpreh se “plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër...