Shuhet babai i kinematografisë, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

Shuhet babai i kinematografisë, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

Është shuar në moshën 89-vjeçare regjisori, skenaristi dhe “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti, një nga figurat më të ndritura të artit shqiptar, njeriu që i dha zë dhe shpirt ekranit shqiptar për dekada me radhë. Lajmin e hidhur e konfirmoi vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale. Lindur më 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Vlorës, Dhimitër Anagnosti do të rritej për t’u bërë një ndër themelet e kinemasë shqiptare. Gjithçka nisi në vitin 1961, ku realizoi filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, vepra e parë e një rrugëtimi që do të shndërrohej në histori arti. Dhimitër Anagnosti nuk bëri thjesht filma. Ai krijoi karaktere dhe momente që do mbeten në kujtesë edhe pas vdekjes së tij. Me një ndjeshmëri...