Emrat/ Sherri masiv në lokalin në Korçë, ja cilët janë 10 personat e përfshirë, mbetën të plagosur tre prej tyre

Emrat/ Sherri masiv në lokalin në Korçë, ja cilët janë 10 personat e përfshirë, mbetën të plagosur tre prej tyre

Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: -D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale...