Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hedhje karrigesh, thika dhe shkopinj bejsbolli/ Del fotoja nga sherri masiv në Korçë, tre të plagosur
Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule ka siguruar momentin e përplasjes së disa personave në një lokal në Korçë. Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje. Nga informacionet e deritanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona. Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të...