Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Studimi i madh zbulon se ilaçi i zakonshëm për atakun në zemër nuk ka përfitime dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes tek gratë
Një trial (studim klinik) i madh ndërkombëtar, i cili ndoqi më shumë se 8,500 pacientë në Spanjë dhe Itali, ka zbuluar se beta-blokuesit – ilaçe të përdorura prej dekadash pas infarktit të zemrës – nuk ofrojnë përfitim të qartë për pacientët me funksion normal të zemrës pas një infarkti të thjeshtë. Studimi gjithashtu tregoi një rrezik të rritur për vdekje dhe hospitalizim tek gratë që morën këto ilaçe. Gjetjet, të prezantuara në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid dhe botuar njëkohësisht në The New England Journal of Medicine, mund të detyrojnë mjekët të rishikojnë praktikën 40-vjeçare të dhënies rutinore të beta-blokuesve për pacientët pas infarktit. Beta-blokuesit funksionojnë duke ngadalësuar ritmin e zemrës, ulur tensionin dhe zvogëluar kërkesën për oksigjen të zemrës, duke ndihmuar gjithashtu...