Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Monika Kryemadhi në SPAK/ Në masën “detyrim paraqitje”, çdo të hënë të fillim muajit
Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata. Kryemadhi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, çdo të hënë të parë të muajit, në orën 12:00. Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK-ut për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. E hetuar dhe e marrë e panduhur për të njëjtat akuza është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Ilir Metës.