Greqia në alarm! Shtohet numri i aksidenteve fatale, një viktimë çdo 14 orë

Greqia në alarm! Shtohet numri i aksidenteve fatale, një viktimë çdo 14 orë

Disa ditë pas dy aksidenteve rrugore, i pari pranë Ksanthit me viktima 3 shtetas shqiptarë dhe i dyti me dy 16 vjeçarë, pranë Kosturit, mediat greke ngrenë alarmin për përmasat që po merr kjo tragjedi. Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se çdo 14 orë, një person humb jetën në rrugët e vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, u shënuan 74 aksidente me 63 viktima dhe mbi 1.200 të lënduar. Gjithashtu sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Greqia u ngjit në vendin e tretë për aksidente me pasojë humbje jete, pas Rumanisë dhe Bullgarisë, duke shënuar rritje 4% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Evropian ka shënuar ulje prej 3%.Specialistët theksojnë se ligji i ri i qarkullimit rrugor...