Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Asensio largohet nga PSG-ja pas dy sezonesh, ja klubi i ri i spanjollit
1 Shtator 2025 12:03 Alfred Lleshi Marco Asensio do të bëhet lojtar i ri i Fenerbahçes në orët e ardhshme, duke lënë PSG. Lojtari spanjoll raportohet se ka mbërritur tashmë në Stamboll për të kompletuar transferimin. Sezonin e fundit, Asensio kishte luajtur në huazim tek Aston Villa, ku regjistroi 8 gola në 21 paraqitje. Villa kishte shprehur dëshirën ta blinte, por kufizimet financiare të Premier League nuk e lejuan këtë. Asensio ishte transferuar te PSG më 2023 nga Real Madrid, pa pagesë, pas 8 sezonesh të suksesshme në klubin e bardhë, ku fitoi 3 Champions League dhe 3 tituj të La Liga-s. Me PSG-në ai kontribuoi në triumfet e Ligue 1, ndërsa me kombëtaren spanjolle ka 38 paraqitje, duke marrë pjesë në Botëroret 2018 dhe...