Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe intelektualin e kombit
Edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Dhimitër Anagnosti. Në një postim homazh në rrjetet sociale, kreu i selisë blu vlerëson Anagnostin dhe shprehet se dielli perëndoi përgjithmonë për kolosin e regjisë dhe filmit dhe intelektualin e kombit. Por Berisha thekson se ai do të jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur. “Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje. Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë. Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë...