‘1 mijë euro që mos të të heq tendën…’/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

‘1 mijë euro që mos të të heq tendën…’/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla

Lihet në masën arrest në burg inspektori tjetër i IMT Klajdi Zhilla për korrupsionin 1 mijë euro për mos heqjen e një tende në kombinat. Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia. Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, raporton se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat. Zhilla pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Zhilla thotë se atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje. Madje thotë se të nesërmen ai ka shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Geraldo Fuçia...