Berisha: Endri Fuga është arratisur pas dëshmisë në SPAK

Berisha: Endri Fuga është arratisur pas dëshmisë në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur një akuzë të rëndë gjatë deklaratës së tij përpara SPAK, duke thënë se drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, është arratisur. Sipas Berishës, arratisja e Fugës ka ndodhur pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme lidhur me restorantin “The Home”, i cili ndodhet në Pazar të Ri në Tiranë. Restoranti është në pronësi të përbashkët të bashkëshorteve të Fugës dhe të ish-zv.kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut. Berisha ka ngritur dyshime se një artikull i publikuar kohë më parë kundër tij ishte i porositur nga Endri Fuga, duke theksuar se ai është thirrur në SPAK pikërisht për këtë çështje. “A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku...