Berisha nuk ndal sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delinkuente dhe fytyra e vërtetë e drejtësisë

Berisha nuk ndal sulmet ndaj gjyqtares Gjoka: Delinkuente dhe fytyra e vërtetë e drejtësisë

Sali Berisha ka vazhduar sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Pas paraqitjes në SPAK, ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Berisha përsëriti deklaratat se Gjoka ka qenë e dënuar dhe dëbuar nga Greqia, duke akuzuar edhe KLGJ-në se e ka mbrojtur. “Rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Evropë i George Soros dhe Altin Troplini mbrojnë delinkuenten dhe fytyrën e vërtetë të drejtësisë Irena Gjoka. Me datën 26 tetor, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqje dhe konflikt interesi në vitin 1996, por Irena, Kryetarja e gjykatës më speciale të Shqipërisë nuk pranoi dhe iu tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë. Në nëntor 2023, KLGJ iu jep avoketërve të mi vendimin për shkarkimin e Irena...