Berisha sulmon sërish Soros: Ka tentakulat e veta në Shqipëri! Dumani u dekorua nga Blinken, anëtar i organizatës kriminale sorosiane

Berisha sulmon sërish Soros: Ka tentakulat e veta në Shqipëri! Dumani u dekorua nga Blinken, anëtar i organizatës kriminale sorosiane

Nga SPAK, kryetari i PD-së Sali Berisha shënjestroi sërish George Soros, duke thënë se i ka shtrirë “rrënjët” e organizatës kriminale, siç e quan ai, edhe në Shqipëri. Ai shënjestroi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa tha për këtë të fundit se u dekorua nga Antony Blinken, që për të është një “anëtar i organizatës kriminale të Sorosit”“Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri. Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e...