Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kompany: I kemi fituar të gjitha ndeshjet por gjërat s’janë perfekte, jemi stërvitur pak këtë verë
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, foli për tendencën e fundit të skuadrës së tij për të pësuar gola. Një deklaratë që erdhi sot, pas fitores së ngushtë të së shtunës në mbrëmje 3-2 ndaj Augsburg. Bayern mbetet në krye të tabelës së Bundesligës, por kohët e fundit ka filluar zakonin t’i lejojë kundërshtarët të shënojnë. Kështu, ndaj Augsburg, vendasit shënuan dy gola në pjesën e dytë pas avantazhit 0-3 të bavarezëve. “Ne ishim të mirë me topin për pjesën më të madhe të ndeshjes“, tha Kompany për “Sky Germany”. “Nuk duhet harruar se patëm edhe nëntë raste të tjera shënimi. Nëse do të kishim shënuar pesë gola sot, loja do të kishte mbaruar”. “Duhet të jemi më të qetë me mbrojtjen tonë. Është e...