Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin

Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin

Pas fitores ndaj Genoa, që e la Juventusin me pikë të plota pas dy javësh kampionat, merkatoja bardhezi u aktivizua fuqishëm në orët e fundit. Sot në mëngjes, Edon Zhegrova mbërriti në Torino si përforcimi i ri për repartin sulmues të skuadrës së Igor Tudor. Sulmuesi kosovar vjen nga Lille dhe do të kalojë përmes “J Medical” si flllim, për të kryer vizitat mjekësore. Marrëveshja për yllin e kombëtares dardane arrin në rreth 20 milionë euro, plus bonuse, ndërkohë që Nico Gonzalez do të transferohet tek Atletico Madrid. Zhegrova, që së fundi mori edhe pasaportën shqiptare, vjen pas një sezoni ku regjistroi 21 paraqitje, 8 gola dhe 2 asiste në Ligue 1 dhe kupa. Për Tudor, ky është një përforcim i rëndësishëm. Lojtari i lindur...