Begaj: Dhimitër Anagnosti, plejadës së artistëve iu shkëput sot një tjetër yll

Begaj: Dhimitër Anagnosti, plejadës së artistëve iu shkëput sot një tjetër yll

Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, u shpreh Begaj. Regjisori i mirënjohur Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare. Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera. Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë...