Nis numërimi mbrapsht për Holta Zaçajn, KED pranon emrat e tre kandidatëve për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ja detajet

Nis numërimi mbrapsht për Holta Zaçajn, KED pranon emrat e tre kandidatëve për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ja detajet

Pushimet mbaruan edhe për Gjykatën Kushtetuese. Holta Zaçaj duhet të bëjë gati valixhet, kësaj radhe për të liruar postin e kryetares dhe gjyqtares të cilën e mban prej marsit të këtij viti, me mandate të skaduar. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar kandidimin e 3 figurave, numri minimal për të justifikuar garën për vakancën e hapur prej dhjetorit 2024. Por kush janë kandidatët për postin e Zaçajt? Pretendentja kryesore për të zëvendësuar kryetaren aktuale të GJK, është Naureda Llagami. Ajo ka drejtuar Këshillin e Lartë Gjyqësore nga viti 2018 deri në 2024 dhe rezulton e kualifikuar në të gjitha drejtimet. Por ajo ka 2 rivalë të tjerë. I pari Florian Ballhysa. Ai ka shërbyer si Komisioner Publik , organ i përkohshëm i Reformës...