Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga hedhja e karrigeve te shkopinjtë e bejsbollit/ Zbardhen detaje nga sherri në Korçë, si degradoi konflikti
Zbardhen detaje të reja nga sherri mes dy grupeve në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçëse. Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje. Nga informacionet e deri tanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjet prerës dhe ka plagosur tre persona. Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë...