‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK

‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK

Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitet sot në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" lidhur me dosjen "Partizani".  Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI