Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Na ka lënë një vepër madhështore”, Mevlan Shanaj: Ja episodi që më ka lënë mbresa me Anagnostin
Në një intervistë në “Dita jonë” në A2 CNN, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj kujtoi vitet e bashkëpunimit me ikonën e kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, i ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare. “Isha i ri dhe po xhironim në studio. Në atë kohë, ishte ideja nga stafet nga që këta të rinjtë po sjellin një kinema të re, në nënzëshme, jo të bërtitur. Dhe mjeshtri më thotë “ngrije zërin”. I them: “Nuk kam pse të ngre zërin unë, ti bëj si të duash, unë kështu do ta interpretoj…”. Anagnosti, që ishte strikt, një tel i sertë për rezistencën e së bukurës, nuk foli. Dëgjoi debatin mes meje dhe personelit teknik dhe nuk tha asnjë fjalë, vetëm “pushim”. Kjo ishte madhështia e tij”,...