Po transportonin kanabis për ta shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Po transportonin kanabis për ta shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë vënë në prangat e bluve të Kamzës pasi po transportonin kanabis. Një 18-vjeçar dhe një 26-vjeçar u kapën në fshatin Zall Mner me një çantë me 675 gramë kanabis, të cilën po e transportonin në Tiranë me qëllim shitjen. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.   Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.”, thuhet në njoftim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.