Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Lamtumirë Grand Master”, kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Anagnosti: Babai i kinemasë shqiptare
Sot, kinematografia shqiptare humbi një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të saj, Dhimitër Anagnostin. Regjisori legjendar dhe skenaristi i dhjetëra filmave të njohur, mes tyre edhe kryevepra “Lulekuqe mbi mure”, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të regjisorit. Ai e quan Dhimitër Anagnostin “babain e kinemasë shqiptare” dhe “Grand Master”-in që mbeti gjithnjë i palëkundur në pasionin e tij për krijimtarinë. Edi Rama: Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë...