Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? – Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në mal

Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? – Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në mal

Personat që punojnë në bujqësi si të vetëpunësuar kanë detyrimin të kontribuojnë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Ligji parashikon që për t’u siguruar, ata duhet të kenë mbushur moshën 16 vjeç, të jenë të aftë për punë dhe të mos kenë punësim apo sigurim në sektorë të tjerë. Sipas publikimit të bërë nga Instituti I Sigurimeve Shoqërore bujqit që përfitojnë statusin e të vetëpunësuarit duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim sipas ligjit nr. 7501, ose me akt noterial. Ata duhet të zhvillojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral, duke jetuar në të njëjtin nënqark ku kanë tokën, ose në fshat edhe kur toka ndodhet në një qark fqinj. Pagesat e sigurimeve kryhen çdo tre muaj dhe janë të detyrueshme, duke mbuluar pensionet, barrëlindjen...