Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqipëria e fundit në rajon për ndihmën ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve
Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, por ndërkohë që fondet për këtë zë, në vend që të rriten për të zbutur nevojat e paplotësuara të familjeve të varfra, kanë ardhur në ulje sistematike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 7-mujorin 2025, fondet për ndihmën ekonomike ishin 12.8 miliardë lekë. Të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ato ishin 5% më pak. Mbështetja financiare për familjet në nevojë po tkurret ndjeshëm. Fondet e ndihmës ekonomike të akorduara nga buxheti i shtetit gjatë shtatë-mujorit të parë të vitit 2025 kanë arritur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit. Në vitin 2020, fondet e dedikuara për këtë kategori...