Koçiu: Vendosja e pacemaker-it për mbi 500 pacientë çdo vit

Koçiu: Vendosja e pacemaker-it për mbi 500 pacientë çdo vit

Shërbimi i Kardiologjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ofron kushte dinjitoze dhe trajtim me teknologji moderne për çdo pacient. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau një video nga Shërbimi i Kardiologjisë ku është vendosur pacemaker-i (stimulus kardiak), që sipas ministres nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit. “Shërbimi i Kardiologjisë në QSUT, aty ku çdo ditë puna nis me misionin për t’i rikthyer zemrës ritmin e saj të sigurt. Vendosja e pacemaker-it (stimuluesit kardiak) nuk është thjesht një ndërhyrje mjekësore, por një mundësi për jetë të re për mbi 500 pacientë çdo vit. Shëndetësia 2030”, theksoi ministrja. Pacemaker-i është një pajisje elektrostimuluese kardiake, që imiton impulset e...