Dinamo tregon muskujt në kampionat, thyen  3-1 Vllazninë dhe shfaqet pretendente për titull

Dinamo tregon muskujt në kampionat, thyen 3-1 Vllazninë dhe shfaqet pretendente për titull

Ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” me duelin Dinamo Siti-Vllaznia. Kjo ndeshje pritej me interes për shkak se përplaseshin dy prej skuadrave më të forta të momentit dhe njëherësh dy skuadra që pretendojnë titullin këtë vit. Të dyja vinin nga Europa, ku Vllaznia u eliminua që në raundin e dytë, kurse Dinamo shkoi deri në “play-off”të Ligës së Konferencës. Jo vetëm kaq, trajnerët Daja i Dinamos dhe Martini i Vllaznisë kërkojnë të lënë gjurmë në krye të ekipeve dhe përballja e mbrëmshme ishte dhe një mundësi që teknikët të shpalosnin aftësitë e tyre në krye të pankinave. Ndeshja nisi e qetë, por me një superioritet të Dinamo Sitit në mesfushë dhe rrjedhimisht...