Shenja të rrezikshme në duar? Ja çfarë mund të paralajmërojnë për shëndetin

Shenja të rrezikshme në duar? Ja çfarë mund të paralajmërojnë për shëndetin

Simptomat që mund të paralajmërojnë për probleme shëndetësore serioze. Duart mund të na zbulojnë shumë rreth gjendjes sonë shëndetësore, pasi ndryshimet në gishta dhe pëllëmbë mund të jenë shenjat e para të çrregullimeve serioze në trup. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme të shikoni me kujdes duart dhe të vini re këto shenja: Dridhje Çfarë mund të tregojnë: Tremor esencial Të gjithë kemi ndjerë ndonjëherë dridhje të duarve, dhe shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, nga teprimi me alkool dhe kafe deri tek ankthi ose niveli i ulët i sheqerit në gjak. Megjithatë, dridhja e vazhdueshme mund të tregojë për tremor esencial, një sëmundje që është trashëgimore dhe përkeqësohet me kalimin e kohës. Edhe pse kjo dridhje mund të jetë mjaft e pakëndshme, ngushëlluese...