Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Foto e rrallë nga fëmijëria e Princeshës Diana
E vërteta është se nuk ka shumë foto nga fëmijëria dhe e kaluara e princeshës së ndjerë Diana që i kemi apo i shohim shpesh. Për fat të mirë, vëllai i saj Charles Spencer shpesh bën përjashtim. Në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, Charles Earl Spencer, ndau një foto bardh e zi të tij dhe Dianës duke buzëqeshur si fëmijë të shkujdesur në fund të viteve ’60. Fotoja tregon Charlesin e ri duke pozuar në një kolovajse pranë Dianës, ndërsa nëna e tyre, Frances Shand Kydd, plotëson kuadrin duke u kujdesur për dy fëmijët e saj. “Nëna ime, Diana dhe unë, rreth vitit 1967,” shkroi Charles, i cili do të publikojë një kujtim të ri për përvojën e tij të fëmijërisë dhe plotësoi mbishkrimin me fjalitë e...