Dinamo e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore e pastër ndaj Vllaznisë

Dinamo e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore e pastër ndaj Vllaznisë

31 Gusht 2025 21:53 Telesport Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka luajtur sot ndeshjen e parë për sezonin e ri në Superiore, ku ka fituar 3-1 ndaj Vllaznisë, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”. Goli i parë i takimit do të shënohej në minutën e 35-të, aty ku Dejvi Bregu do të shënonte me një goditje të bukur nga e majta. Pjesa e dytë nis më mirë për shkodranët, të cilët në minutën e 53-të pretendojnë për një prekje me dorë të Naser Alijit brenda zonës dhe duan penallti, arbitri vazhdon lojën. Në minutën e 59-të, Dinamo gjen edhe golin e dytë me blerjen e ditëve të fundit, Saliou Guindo. Shkodranët kërkojnë anullimin e golit pasi pretendojnë për prekje të topit me dorë...