Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Zhgënjen Tirana, Vora merr fitoren e parë në elitë
                            Vora triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superiore. Skuadra e Arian Bellait, regjistroi një fitore historike, pasi është e parë në elitë, ku janë debutues. Heroi i vendasve ishte Bernard Karrica, i cili realizoi dopietë. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, ndërsa dyfishoi shifrat në fillim të pjesës së dytë. Golin e tretë për Vorën e shënoi Henri Zuna në minutën e 70-të, ndërsa te Tirana ngushtoi diferencat braziliani Eliton. Për Vorën kjo është fitorja e parë, ndërsa te Tirana pas barazimit në javën e parë, tashmë vjen edhe humbja.