Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

Liqeni i Vaut të Dejës po vizitohet gjithnjë e më shumë nga ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë që ofron. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Vaut të Dejës, i cili po bëhet çdo ditë e më tërheqës dhe ku numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit. I formuar në vitin 1971 nga ujëmbledhësi i Drinit, liqeni zgjatet nëpër gryka malesh, duke e bërë mjaft tërheqës peizazhin. Sipërfaqja e liqenit është 24,7 km dhe ka një thellësi prej 52 metrash dhe në të është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës. Vizitorët në këtë liqen mund të shijojnë që nga peshkimi, deri te shëtitjet me varka, apo  produktet lokale në restorantet e zonës. Një ndër...