Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nonda Bulka: Sa kushton një njeri?!
Të mendosh pak, do të vësh re se vlefta e njeriut në “flori” ka zbritur në një mënyrë të jashtëzakonshme. Në kohët e vjetra shiteshin njerëzit sheshit dhe blerësit nuk mungonin. Sot një tregti të tillë e ndalon ligji. Mirëpo, sikur legjislatorit t’i merrte perëndia mendtë dhe ta anulonte atë ligj ç’do të ngjiste vallë? Asnjë ndryshim. Përfytyroni një njeri: mua për shembull. Kam pesë fëmijë, gruan dhe vjehrrën (meqë kam hyrë dhëndër brenda). S’kam mjaft fitime dhe dua të nxjerr në pjacë vjehrrën e ta shes. Kush ma zë me dorë? Sikur të paguash edhe dy dollarë, s’ta merr njeri. Sikur të nxjerr në pazar gomarin, mund ta shes katër dollarë. Përfytyroni një shtet që ka shumë nëpunës, shumë tagrambledhës, shumë ministra ose shumë...