Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD akuza Ramës për menaxhimin e fondeve në QSUT: Në vend të ilaçeve, po u ofron dhoma hoteli
Partia Demokratike ka denoncuar publikisht problemet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja demokrate, Genta Vangjeli, u shpreh se qeveria e kryeministrit Edi Rama në vend që të zgjidhë problemin e medikamenteve dhe shërbimeve bazë në këtë qendër, i jep jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të sistemit shëndetësor publik. Sipas saj qendra më e madhe shëndetësore në vend QSUNT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse. Deklarata e zëdhënëses demokrate, Genta Vangjeli Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë. Pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë qeveria e Edi Ramës i jep sigurisht prioritet ideve të të bërit biznes. Kështu qendra më e madhe shëndetësore në...