Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Viti i ri arsimor, Rama: 30 shkolla të reja hapin dyert nga 8 shtatori
30 shkolla të reja do të hapin dyert nga 8 shtatori. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Ai thotë se këto shkolla do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues. Ndërkohë kreu i qeverisë premton se do të vijojnë investimet për ndërtimin e dhe rehabilitimin e objekteve arsimore kudo në Shqipëri. “Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues. Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri”, njoftoi Rama.