Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arrestohen trafikantët e kokainës, katër persona në pranga! Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike
Duke mbajtur një kapele të bardhë në mënyrë që mos të identifikohej nga kamerat e sigurisë, Gëzim Pashaj kishte lënë takim në këtë lokal në rrugën Myslym Shyri me Armet Latifajn për ti dhënë më shumë se 1 kg kokainë. Pazari mes dy të rinjve ishte mbyllur më herët, kjo pasi ata prej kohësh ishin të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike kryesisht në këtë zonë si dhe në atë të ish-bllokut, apo vende të tjera me lokale nate në Tiranë. Fill pas takimit, Antidroga e Tiranës, e cili kishte mbi 3 muaj që kishte përgjuar këtë grup kriminal, ndërhyri dhe arrestoi dy bashkëpunëtorët në trafik. Gëzim Pashaj, 30-vjeç rezulton i dënuar më herët për drogë në Zvicër, ndërkohë vitet e fundit jetonte në Greqi....