Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kapen në flagrancë në një lokal me një pako kokainë, vihen në pranga 4 shtetas (EMRAT)
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”. Në kuadër të operacionit “Twins” u arrestuan shtetasit Armet Latifaj 25 vjeç, Gezim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç, Jastin Zaimi 18 vjeç. Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë. Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët...