Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përleshje mes të rinjve shqiptarë dhe atyre marokenë në Itali, raportohet për të shtëna me armë dhe përdorim të thikave
Të shtëna dhe përleshje mes të rinjve kanë shkaktuar panik mbrëmjen e së premtes në zonën e Celle-s, në qytetin e Livornos në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, ku një debat mes katër të rinjve është përshkallëzuar në një akt dhune. Dy të rinj me origjinë shqiptare, rreth 20 vjeç janë konfliktuar me dy bashkëmoshatar me origjinë marokene. Sipas hetimeve paraprake, njëri prej të rinjve marokenë ka nxjerrë një armë me plumba plastike dhe ka qëlluar disa herë në ajër dhe drejt tokës, me qëllim frikësimin e kundërshtarëve. Ndërkohë, shoku i tij ka nxjerrë një thikë dhe ka gërvishtur në shpatull njërin prej të rinjve shqiptarë. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe më pas...