Ekzekutoi në Shqipëri gruan me fëmijën e sapolindur në duar, “Daily Mail” shkruan për vrasësin nga Berati: Si u fut dy herë në Angli?!

Ekzekutoi në Shqipëri gruan me fëmijën e sapolindur në duar, “Daily Mail” shkruan për vrasësin nga Berati: Si u fut dy herë në Angli?!

Një 50-vjeçar shqiptar i quajtur Edmond Kallmi ka trazuar Britaninë e Madhe, pasi edhe me një dosje penale të rëndë mbi shpinë në Shqipëri për vrasje dhe në Angli për disa krime, ai përsëri ka depërtuar në ishull, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e kufijve. Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të gjatë 50-vjeçarit nga Berati, pas të cilit fshihet edhe një histori tjetër më e tmerrshme e vitit 1998, kur bashkë me një tjetër vranë një nënë të re teksa mbante në krahë fëmijën e saj të sapolindur, për shkak të konflikteve që autorët kishin me bashkëshortin e viktimës. Aktivistët në Britani kanë akuzuar autoritetet për monitorim të dobët të kufijve, pasi Kallmi ka hyrë dy herë pas dëbimit në Britani, ndërsa është...