E rëndë/ Stuhia këput litarin e tragetit në Vlorë, dëmtohet në krah marinari

E rëndë/ Stuhia këput litarin e tragetit në Vlorë, dëmtohet në krah marinari

Një marinar egjiptian i në trageti të ankoruar në Portin e Vlorës është dëmtuar në krah nga goditja e një litari që u këput si pasojë e motit të keq në ditë më parë. Marinari 34-vjeçar M.E. pësoi dëmtime të rënda në krah dhe është dërguar në spital, kurse policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Marinari ka qenë duke zgjidhur litarët e tragetit, teksa si pasojë e stuhisë njëri prej litarëve dyshohet se u këput aksidentalisht duke goditur në krah 34-vjeçarin. Njoftimi i Policisë: “U referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 30.08.2025, shtetasi egjiptian M. E., 34 vjeç, marinar i një trageti, gjatë tentativës për të zgjidhur cimat (litarët), njëra prej tyre dyshohet se është këputur aksidentalisht për shkak të motit...