Aksident me vdekje në Peqin! Automjeti del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën dy të rinj

Aksident me vdekje në Peqin! Automjeti del nga rruga dhe përplaset me shkallët e një banese, humbin jetën dy të rinj

Një aksident me dy viktima është regjistruar në orët e paratë mëngjesit pranë Peqinit. Automjeti tip Golf ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese. Në aksident kanë humbur jetën 24-vjeçarët Gabriel Lluca dhe Denis Korbi. Të rinjtë u dërguan me urgjencë në  spital, por nuk mundën të mbijetonin. Policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar shkaqet e aksidentit. Në njoftimin e policisë thuhet: Peqin/Informacion paraprak Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për...