Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksidenti tragjik në Peqin, dalin fotot e dy të rinjve që humbën jetën
Dy djem të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie. Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 24 vjeç, Gabriel Lluca dhe Denis Korbi. 24-vjeçari Gabriel Lluca ishte drejtues i automjetit, kurse i riu tjetër pasagjer.