Operacion antidrogë/ Kapen dy të rinj shqiptarë me 15 kilogramë kokainë dhe…

Operacion antidrogë/ Kapen dy të rinj shqiptarë me 15 kilogramë kokainë dhe…

Dy shtetas shqiptarë, 25 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga Policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Sant’Enea, Perugia. Ata u kapën në flagrancë gjatë një shkëmbimi droge, ku njëri prej tyre tentoi të largohej me rreth 2 kg kokainë, ndërsa tjetri kishte 70 mijë euro të fshehura në makinë. Kontrollet më pas zbuluan sasi të tjera të mëdha droge. Në një banesë pranë vendngjarjes u gjetën 2 kg kokainë të tjera, material për paketim dhe 7,500 euro. Në një shtëpi në Castelnuovo Berardenga (Siena), policia sekuestroi 10 kg kokainë shumë të pastër dhe 16,000 euro cash. Në total, u sekuestruan 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro, ndërsa të dy shqiptarët ndodhen në burg, të akuzuar për trafik droge dhe posedim me qëllim shitjeje....