Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I shpallur në kërkim, kapet në Budapest 45-vjeçari! Pritet ekstradimi në Shqipëri
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, duke bërë të mundur arrestimin në Budapest të shqiptarit 45-vjeçar, Auron Hajdini, alias Auron Hysaj. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim për vjedhje me dhunë. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 11 muaj e 16 ditë. Ngjarja për të cilën është dënuar daton në vitin 2013, kur në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i ka marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente. “Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe...