Arrestimi i ish-kreut të FRPD Kavajë/ E shkuara e babait të Kid Kazazit, nga shitja e makinës që u përdor në vrasje, te prangosja si dëshmitar në gjyq

Arrestimi i ish-kreut të FRPD Kavajë/ E shkuara e babait të Kid Kazazit, nga shitja e makinës që u përdor në vrasje, te prangosja si dëshmitar në gjyq

Kid Kazazi 30 vjeç nga Kavaja, dikur kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë qytet, u arrestua të premten pasi ishte shofer i makinës ku u kap Ferhat Kaja, pronar i lokal ‘Stockoholm’ në Tiranë, që dhunoi pak javë më parë pronarin e lokalit Tokyo. Vetë Kazazi ishte person i shpallur në kërkim 3 muaj për një atentat të mbetur në tentativë, pasi qëlloi me armë ndaj makinës në lëvizje në Fllakë të Durrësit ku udhëtonte Arbër Goreja 36 vjeç me dy fëmijët 14 e 15 vjeç. 36-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa të miturit fatmirësisht nuk pësuan lëndime. Shkak i asaj ngjarje ishte një sherr mes Arbër Goreja dhe babait të Kid Kazazit. Goreja e kishte goditur me grusht Eqerem Kazazin (babai i Kid Kazazit)...