Vranësira, reshje shiu dhe kthjellime gjatë pasdites, si parashikohet moti për këtë të diel

Vranësira, reshje shiu dhe kthjellime gjatë pasdites, si parashikohet moti për këtë të diel

E diela do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin, sipas parashikimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti do të karakterizohet nga vranësira të herëpashershme, të cilat do të jenë mesatare deri të dendura, veçanërisht në orët e para të ditës. Pas mesditës pritet përmirësim gradual me kthjellime në disa zona. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore mund të jenë mesatare dhe të përkohshme. Pas mesditës, pritet që reshjet të tërhiqen dhe të kufizohen kryesisht në relievet malore, për t’u ndërprerë gradualisht në orët në vijim. Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-veriperëndim me intensitet mesatar deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, kryesisht në jugperëndim,...