E vërteta e dhimbshme e të pagjeturve në Kosovë, inaugurohet memoriali Pema e Jetëve

E vërteta e dhimbshme e të pagjeturve në Kosovë, inaugurohet memoriali Pema e Jetëve

Kosova E Diel, 31 Gusht 2025 08:02 Fondi për të Drejtën Humanitare ka inauguruar sot Memorialin Pema e Jetëve kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Memoriali është ngritur në platonë mbi parkingun nëntokësor, pranë sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe përkon me Ditën e Personave të Pagjetur. Pema e Jetëve, e konceptuar nga artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart, paraqet një trung pa pemë, simbol i jetëve të ndërprera dhe boshllëkut që ka lënë mungesa e tyre. Brenda tij, në panele druri, janë gdhendur emrat e personave të pagjetur, disa prej tyre të shkruar edhe me dorën e familjarëve, duke krijuar lidhje të përhershme mes kujtimit dhe dashurisë. Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare,...