Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Dëmet që solli stuhia! Përmbytje në Vlorë dhe Durrës, rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq
                            Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet e dendura sollën përmbytje të menjëhershme në disa akse kryesore të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar probleme sidomos në zonat me kanalizime të amortizuara. Në plazh, pushuesit u larguan me nxitim, ndërsa çadrat u mbyllën nga era e fortë. Si pasojë e stuhisë, mbetën pa energji elektrike, përkohësisht disa zona në Gjirin e Lalzit, Sukth, Manzë dhe Xhafzotajt. Probleme u shënuan edhe në Port ku Tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca” iu shkëput një kabllo lidhëse me kalatën, duke krijuar rrezik për përplasje. Autoriteti Portual dhe Kapiteneria e Portit ndërhynë menjëherë me rimorkiatore. Pas stabilizimit, trageti vijoi normalisht lundrimin drejt Barit. Përmbytje nga stuhia...