23-vjeçari i armatosur lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet, arrestohet

23-vjeçari i armatosur lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur në qytet, duke përdorur taksi për të mos u diktuar.. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas që lëvizte me taksi, posedonte 1 armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Destinacioni”. Gjatë operacionit, u ndalua në Rrugën e Dibrës, taksia me të cilën lëviznin shtetasi P. Gj., 23 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Nga kontrollet, në çantën e 23-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë...